Puna dhe Studimi: Dita 3

🎓 ALDENT në Panairin “Punë & Studim”

✨ Universiteti ALDENT vazhdon të marrë pjesë në panairin “Punë & Studimi”, duke u takuar personalisht gjatë ditëve të fundit me maturantë dhe të rinj në qytetet e Vlorës, Himarës, Selenicës dhe Gramshit.

Shumë pjesëmarrës të rinj ndaluan në stendën tonë për të marrë informacion më të detajuar rreth programeve tona të studimit, mundësive akademike dhe perspektivave profesionale që ofron ALDENT. 📚

Bisedat e hapura, pyetjet e shumta dhe interesi i fortë i treguar na motivojnë edhe më shumë për të vazhduar misionin tonë: të ofrojmë arsim cilësor dhe të përgatisim profesionistët e së ardhmes.

🤝 Faleminderit të gjithë të rinjve nga Vlora, Himara, Selenica dhe Gramshi për energjinë dhe interesin tuaj!

Ju mirëpresim me padurim në ALDENT për të ndërtuar së bashku hapin tuaj të radhës drejt suksesit.

Kjo faqe është e regjistruar në wpml.org si një faqe zhvillimi. Kaloni në një faqe prodhimi me çelës për remove this banner.