Në kuadër të partneritetit institucional midis Universitetit Aldent dhe Università degli Studi “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara , stafi akademik dhe studentët morën pjesë në Javën Erasmus dhe programin BIP, një përvojë njëjavore e fokusuar në fushën e stomatologjisë.
Aktiviteti u karakterizua nga leksione tematike, punëtori praktike dhe seanca bashkëpunuese, të gjitha të organizuara përmes një programi të detajuar ditor. Kjo strukturë krijoi mundësi të vlefshme për shkëmbimin e njohurive, përvojave akademike dhe praktikave bashkëkohore profesionale midis pjesëmarrësve nga vende të ndryshme evropiane.
Atmosfera miqësore dhe fryma e bashkëpunimit kontribuan në forcimin e marrëdhënieve profesionale dhe ndërtimin e urave të reja për bashkëpunim ndërkombëtar. Në fund të aktivitetit, si pedagogët ashtu edhe studentët shprehën mirënjohjen e tyre ndaj Universitetit Aldent për mbështetjen e vazhdueshme dhe për ofrimin e mundësive që nxisin zhvillimin akademik dhe profesional.