Një hap më afër cilësisë dhe integritetit shkencor
Një hap më afër cilësisë dhe integritetit shkencor 👨🏻🔬
Stafi akademik i Universitetit Aldent mori pjesë në një sesion orientimi mbi përdorimin e platformës Turnitin për kontrollin e plagjiaturës, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të standardeve të cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Sesioni kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për integritetin akademik, sigurimin e origjinalitetit të punës shkencore dhe mbështetjen si të studentëve ashtu edhe të pedagogëve në ruajtjen e etikës universitare.
Përdorimi i platformave moderne të zbulimit të plagjiaturës kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e transparencës, besueshmërisë, cilësisë dhe origjinalitetit të punës shkencore në Universitetin Aldent.



