Rreth Eventit
Takimi informues mes studentëve të Infermierisë ALDENT dhe DRK Kliniken, Berlin
Sot, më 22 dhjetor 2025, u zhvillua një takim informues online midis studentëve të degës së Infermierisë të Universitetit ALDENT dhe përfaqësuesve të DRK Kliniken – Berlin, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm midis dy institucioneve.
Gjatë takimit, studentët u njohën më nga afër me mundësitë e punësimit dhe zhvillimit profesional në Gjermani, kushtet e punës, si dhe hapat që duhen ndjekur për t’u bërë pjesë e këtij sistemi shëndetësor. Diskutimet u përqendruan në përvojën profesionale, kërkesat e tregut të punës dhe rëndësinë e përgatitjes akademike dhe gjuhësore.
Gjithashtu, një ftesë e hapur për studentët e Infermierisë është edhe pjesëmarrja për 1 javë në shkollën pranverore. Gjatë kësaj jave, studentët do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me spitalet, departamentet, punën e përditshme dhe qytetin e Berlinit.
Ky takim përforcon angazhimin e Universitetit ALDENT për të krijuar ura bashkëpunimi ndërkombëtar dhe për t’u ofruar studentëve të tij perspektiva konkrete karriere pas diplomimit.
Date & Time:
Universiteti ALDENT
Phone:
Uebfaqe:
NGJARJE
Takimi informues mes studentëve të Infermierisë
Ndërgjegjësimi për shëndetin vazhdon në ALDENT