Ekipi i Këshillimit të Karrierës i Universitetit Aldent mori pjesë në Panairin Punë & Studimi në Kinema-Teatrin e Fierit dhe në Bibliotekën Publike të Lushnjës, ku patëm kënaqësinë të takonim dhjetëra të rinj të interesuar për të ardhmen e tyre akademike. Gjatë panairit, ndamë informacione rreth programeve tona të studimit, praktikës klinike, mundësive të karrierës dhe orientimit ndërkombëtar që ofron universiteti ynë. Ishte frymëzuese të shihje interesin, energjinë dhe ambicien e studentëve që po bënin hapat e parë drejt profesionit të tyre të ardhshëm në fushën e kujdesit shëndetësor. Faleminderit, Fier dhe Lushnjë, për mikpritjen tuaj të ngrohtë!
🎓 Ne do të vazhdojmë të jemi pranë jush kudo që ka të rinj me ëndrra të mëdha.





